Showbiz

”Para një viti po luftoja me ankthin”, Lori Hoxha flet për problemet e vazhdueshme me shëndetin mendor

Në pamje të parë, Lori ka gjithçka që një vajzë dëshiron: një familje që e do shumë, por edhe miq që i qëndrojnë pranë, udhëton sa në një cep në tjetrin të botës, është një nga blogger-et dhe vajzat me më stil në vendin tonë, megjithatë kjo gjë nuk e bën imune nga problemet e zakonshme si ankthi apo paniku.

Ajo ka folur për herë të parë rreth kësaj çështjeje gati 1 vit më parë, duke u shprehur se nuk ka qenë aspak e lehtë të jetonte me këto ndryshime në jetën e saj.

“Unë kam kriza ankthi dhe paniku. Ka kaluar në fakt shumë kohë dhe nuk ka një mënyrë që mund ta përballosh. Unë do të bëj një video në Youtube në lidhje me këtë një ditë, dhe duke shpresuar  që të rris sado pak ndërgjegjësimin mbi shëndetin mendor në Shqipëri. Ka shumë turp rreth kësaj teme në shoqeri dhe do të doja që kjo të ndryshonte. Unë ndihem me fat që marr ndihmën që më duhet dhe kam dëshirë që të gjithë të bëjnë të njëjten gjë.”- shkroi ajo në atë kohë.

Kurse sot në një postim në Instagram, Lori ka treguar se në këtë periudhë një vit më parë ajo vuante nga ankthi.

“Si sot një vit më parë, mezi postoja sepse po kaloja periudhën më të vështirë me ankthin dhe panikun. Falenderoj Zotin për ndryshimin dhe rritjen!”,-përfundon ajo.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button