Showbiz

Pas shpalljes së kandidaturës për Kryetar Bashkie, Erion Isai merr vendimin e rëndësishëm

Erion Isai i cili është kandidati i Ps-së për Kryetar Bashkie në Kolonjë u shpreh pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në Pesë’ me Bieta Sulon se ka marrë një vendim  të rëndësishëm.

Isai tha që do të shprëngulet në Kolonjë bashkë me familjen, duke nisur një rrugëtim të ri në jetën e tij.

Dhe ne nesër shkojmë në qytetin tim, kam gjetur edhe shtëpinë ku do të jetojmë. Nesër do të shkoj unë, të rregulloj shtëpinë e të përgatis terrenin dhe prej ditës së hënë, bashkëshortja ime dhe vajza ime stacionohen në Ersekë”, u shpreh Erion Isai.

Më tej kandidati për Kryetar Bashkie u shpreh se kandidaturën e tij e sheh si një mundësi të mirë për të kontribuar për Kolonjën, vendin ku lindi dhe kaloi 15 vite të jetës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button