Showbiz

Reperja shqiptare sfidon hapur Ramën, bën gafën epike dhe bëhet gazi i rrjetit

Reperja e njohur shqiptare, Baby G, duket se është e lodhur nga protestat e shumta. Për këtë arsye ka vendosur që të nisë një sfidë që ka bërë lëmsh të gjithë. Duket se çështja e politikës e ka prekur ndjeshëm edhe këngëtaren. Por për të është disi e ndërlikuar.

Gjithsesi ajo ka vendosur t’i bëjë një sfidë të hapur kryeministrit të vendit Edi Rama, pas situatës politike të krijuar në Shqipëri.

Në profilin e saj Baby G shkruan:

“Mendoj se do të bëhem gruaja e parë presidente në Shqipëri. Edi Rama ke konkurrencë sepse jam lodhur shumë nga këto protesta”.

Po, po pikërisht kështu, ajo lakmon presidencën dhe për këtë i hap luftë Ramës që është kryeministër. Paksa pa sens nga kjo e fundit. Natyrisht që një postim të tillë Baby G e ka bërë vetëm në kuadrin e shakasë.

Këtë postim të saj e kanë komentuar mjaft edhe ndjekësit në rrjetet sociale, ku veç të tjerash e kryqëzojnë për gjuhën e përdorur.

Një komentues i shkruan:

“Nëse do të bëhesh presidentja e parë e Shqipërisë flit shqip të lutem.”

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button