Showbiz

Revista ‘Marie Claire’: Bebe Rexha është përgjegjëse për hitet e Selena Gomezit, Iggy Azaleas, Rihannës dhe Eminemit

Selena Gomez, Iggy Azalea, Rihanna dhe Eminem … ajo është njeriu që ka meritën për disa nga hitet e tyre më të mëdha dhe tani Bebe Rexha është në qendër të vëmendjes.

Këngëtarja shqiptare ka treguar, se me cilët artistë ndërkombëtar ka bashkëpunuar në të kaluarën.

Ajo ka zbuluar se tekstin e parë e ka shkruar në moshën 8-vjeçare, ndërsa është frymëzuar prej këngëtareve të mëdha skenave botërore.

Image

“Në moshën 14 ose 15-vjeçare. Kam shkruar poezi, kur isha 8-vjeçare, por nuk isha e formuar mirë deri në shkollën e mesme. Kam luajtur borinë dhe gjithmonë ishte përfshirë në muzikë, ku jam frymëzuar nga Christina Aguilera, Britney Spears, Destiny Child, Beyonce, Tracy Chapman, Alanis Morissette, Madonna dhe Cher”, ka treguar bukuroshja jonë për revistën Marie Claire.

Biondina më tutje ka pohuar se “Më pëlqejnë gratë e fuqishme, të cilët kanë diçka për të thënë dhe janë të paepura”.

Shqiptarja 29-vjeçare ndër të tjerash pohoi se nuk e ka problem që t’i menaxhojë mbi shtatë milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Ndryshe, Bebe është duke punuar në projekte të reja muzikore pas asaj që e publikoi kohët e fundit, “Last Hurrah”, i cili deri më tani është shikuar mbi 50 milionë herë në YouTube.

View image on Twitter

B

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button