Showbiz

Rozana Radi përcjell mesazhin e rëndësishëm për çdo vajzë

Një ndër skenat më të qarkulluara në rrjetet sociale kohët e fundit është ajo e aktores Margot Robbie nga filmi “I, Tonya”. Filmi flet për një skiatore të suksesshme e cila pëson një incident pas të cilit fshihet ish-bashkëshorti i saj. E përlotur, teksa përpiqet të ruajë një imazh sikur gjithçka po shkon mirë, Margot në video duket se përfaqëson shumë vajza nëpër botë.

Sigurisht këtë video e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe këngëtarja Rozana Radi. Ajo gjithnjë ka qenë një manifestuese e forcës së femrës, qoftë në përditshmërinë e saj apo krijimtarinë artistike.

“Sapo e pashë këtë video më kaloi si një film gjithë jeta ime. M’u kujtuan të gjitha “fytyrat” e jetës! Në të gjitha jetët po të më kthenin përsëri do zgjidhja të isha grua. Në fund të fundit, ne dimë mirë se suksesi apo dështimi varet vetëm nga vendimet që ne marrim. Kam mësuar të mos i dëgjoj mendimet e atyre që nuk kanë përvojën e duhur, por dëgjoj vetëm ata, të cilëve u kam kërkuar një këshillë. Nuk kënaqem kurrë me pak. Nuk kam frikë që zëri im të dëgjohet. Nuk kam “nevojë”për një burrë për t’u ngjitur në karrierë. Jeta na ka mësuar të vazhdojmë përpara dhe pse ka qenë e vështirë. Mos ja lejoni kurrë vetes të jeni një opsion i një burri.Dhe mos lejoni plagët që keni marrë në jetë t’ju transformojnë në dikë që nuk jeni.”- ka shkruar ajo përkrahë videos.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button