Showbiz

Sara uron Ledionin për ditëlindje, zbulon ”padashje” gjininë e fëmijës së dytë

Ledion Liço sot feston datëlindjen dhe me shumë mundësi do ta kujtojë si një ndër më të veçantat pasi po presin bebushin e dytë në familje.

Lajmin e shtatzënisë së dytë, Sara e zbuloi vetëm pak ditë më parë por nuk tregoi më tepër detaje. Vetëm pak minuta më parë, ajo ka postuar foto nga dasma e saj me Ledionin dhe e ka uruar bashkëshortin e saj me fjalët më të bukura duke na zbuluar edhe faktin që ata presin sërish djalë.

“Vite më parë si sot, në datëlindjen e tij, unë takova shpirtin tim binjak. Nuk mund të kisha bashkëshort dhe baba të dy djemve të mi, më të mirë se ty! Të dua. P.S: edhe pse e di që e ke mbyllur Instagramin, e di gjithashtu që mi kontrollon postimet e mia dhe çfarë shkruhet për mua, 24 orë çdo ditë” – ka shkruar Sara duke qeshur për të na treguar se Ledionit do t’i shkojë mesazhi i ëmbël gjithësesi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button