Categories Showbiz

Sindrit Bejleri publikon këngën e re me notat e tabanit (Video)

Sindrit Bejleri është një nga këngëtarët më të dashur për publikun. Së fundmi këngëtari ka publikuar këngën e tij të re “Yll i bukurisë” të cilën e shoqëron edhe me videoklip.

Bëhet fjalë për një nga këngët e albumit “Pat kenë një kohë” që do publikohet këtë vit. Kënga “Yll i bukurisë” është një kompozim i Bejlerit dhe orkestracion të mjeshtrit Shpëtim Saraçi. Gjithçka e luajtur me vegla të gjalla ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë gjithmonë në produksionet e Sidritit.

E veçanta është se teksti është krijuar nga bashkim vargjesh të ndryshme të huazuara nga këngë të vjetra shkodrane ku i këndohet bukurisë femërore dhe idilit të dashurisë. Subjekti i videos janë pesë të rinj që shkojnë të dëgjojnë Sidritin live bashkë me bandën e tij, (përbërë nga instrumentistët më të mirë të momentit).

Realizimi i videos është bërë nga kompania “ProVideo” dhe xhirimet janë zhvilluar në Shkodër dhe në ambientet e klabit ku Sidriti performon çdo fundjavë. E pashmangshme që në këngë të ndjehen notat e tabanit ashtu siç vjen jo rralle ky artist.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME