Categories Showbiz

Të shtëna me armë zjarri, plagoset menaxheri i këngëtarëve të njohur

Të shtëna me armë zjarri ka patur ditën e sotme në lagjën “Dardania” në Kosovë, ku mbeti i plagosur Met Elshani i cili është menaxheri i reperit të njohur Fero dhe këngëtares Rina Balaj në kompaninë muzikore “On Records”. Disa të tjerë e mbajnë mend si ish-menaxheri i këngëtares Kida apo vëllezërve Mozzik dhe Getinjo.

Në lidhje më këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Kosovës ndërsa për sa i përket Adhurim Lapaja i cili është një prej të arrestuarve për këtë ngjarje, thuhet se ka dhe të tjera dosje kriminale.

Për këtë që ka ndodhur vetë Elshani shprehet se nuk i njeh personat të cilët e kanë sulmuar, por do t’ja lë në dorë drejtësisë.

“Kanë  qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë, vetëm më kanë sulmuar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”, ka thënë për Insajderin Met Elshani.

Tashmë për këtë vepër penale janë arrestuar gjithsej katër persona, emrat e të cilëve janë bërë publik: Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi 22 vjeç, Shpetim Cakiqi 20-vjeç dhe GJ.B 43 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME