Categories Showbiz

U bë nënë për herë të parë, Maya zbulon kuptimin e emrit

Këngëtarja e dashur për publikun Maya është bërë nënë rreth një muaj më parë. Lajmin e bukur na e dha vetë këngëtarja me anë të një statusi në Instagram, ku dhe postoi një foto me bebin në karrocë.

Maya solli në jetë një vogëlush, të cilin e ka pagëzuar me emrin, Jonas. Ditën e sotme ajo u bë pjesë e emisionit “Lart e Poshtë” me një intervistë nga Eraldo Rexho të realizuar në shtëpinë e saj. E pyetur nga gazetari ajo zbuloi se pse ka zgjedhur këtë emër dhe kuptimin e tij.

“Jonas në fakt ja ka vënë vetë emrin vetes, sepse unë kisha disa emra dhe ky ishte njëri nga ata. Unë i bëra lidhjen kur ma thanë Jonas, më pëlqeu dhe një mikja ime më tha se është deti “Jon” dhe njësh prapashtesa ‘as’ edhe mua më tingëlloi bukur. Ndërkohë edhe në Gjermani ky emër ishte në modë, sepse edhe njeriu që ma tha vinte nga andej. Plus edhe njëra nga motrat e mia e kishte dëgjuar si emër të bukur edhe unë e lidha me detin Jon. Në të vërtetë është një profet. Në listë kisha edhe disa emra të tjerë si Mirtjan, që ishte një gërshetim i emrit të babait dhe i vëllait tim. Ishte emri Brisan, një vend në vendlindjen time. Ishte emri Valon që ma tha një miku im. Një emër tjetër ishte edhe Damian, ose i fuqishëm në shqip. Unë thashë kur të lindi djali do të marri një nga këta emra. Çfarë ti shkojë portretit të tij atë do marri. Kur lindi ai me sytë bojqielli, që i ka ende, edhe mendova si fëmijë aristokrat, mu duk ky më i përshtatshmi, prandaj edhe thashë që ja vuri vetë emrin”, u shpreh këngëtarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME