Showbiz

U hoq si vajza e avokatit të njohur zvicerian, ja si Loredana vodhi 12 mijë franga dhe mashtroi një kompani anijesh

Para disa ditësh Loredana ishte kryefjalë e mediave rozë, por jo vetëm.

Ajo u përfol se nëpërmjet mashtrimeve kishte arritur të vidhte rreth 12 mijë franga nga një shtetase zviceriane.

Portali “20min.ch” shkruan se zyra e avokatit Valentin Landmann mbrojti vëllain Loredanës, Fatonin dhe u përpoq ta shpëtonte mos debohej nga Zvicra në vitin 2016.

Fatoni merrej me kokainë dhe është dënuar që nga viti 1999, gjithsej 73 herë, veçanërisht për vjedhje.

Petra Z. gruaja zviceriane të cilës I’u vodhën 12 mijë franga u shpreh se i kishte besuar Loredanës duke thënë se ajo “ishte një grua e re dhe shumë miqësore”.

Pak kohë më parë u zbulua gjithashtu se Loredana mashtroi edhe një kompani që jepte anije me qira.

Ajo ishte paraqitur si e bija e avokatit Valentin Landmann, duke kërkuar marrjen e një varke me qira me burrin e saj Mozzik, por pa licencë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button