Showbiz

U përfshi në skandalin e mashtrimit, Loredana merr vendimin e papritur

Këngëtarja Loredana Zefi, u vendos në qendër të vemendjes të mediave , pas lajmin se një çift zviceran e akuzoi se i ka mashtruar duke u marrë 700 mijë franga.

Pas deklaratës publike në një konferencë për shtyp, ku tha se ishte e pafajshme, Loredana ka marrë vendimin e papritur duke anulluar të gjitha koncertet e saj.

Në një video në Instagram, reperja ka folur për ngjarjet e fundit, duke njoftuar se tashmë nuk është momenti i duhur për të festuar me fansat.

“Unë sot fatkeqësisht do ju jap një lajm jo të mirë. Kam anuluar të gjitha festivalet. Natyrisht, unë isha duke pritur për të festuar me ju, por tani është momenti i gabuar dhe shpresoj se ju do të keni mirëkuptim për këtë“– ka thënë Loredana sipas “InTV”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button