Categories Sport

​Deschamps reagon ndaj akuzës së Benzemas: Karimi e teproi

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka thënë se Karim Benzema e kishte tepruar me deklaratën e tij, kur kishte thënë se trajneri francez i është dorëzuar presionit nga pjesa raciste e Francës. Sulmuesi 31-vjeçar i Real Madridit nuk ka bërë asnjë paraqitje për “Les Blues” që nga viti 2015, për shkak të skandalit me Mathieu Valbuena për një video intime të këtij të fundit. Benzema vetëm sa e përkeqësoi këtë marrëdhënie të tij me Deschamps më 1 qershor të vitit 2016, kur në një intervistë me të përditshmen spanjolle, Marca, e kritikoi trajnerin francez. “Deschamps është dorëzuar para presionit nga pjesa raciste e Francës”, kishte thënë Benzema në atë intervistë. Mirëpo, për trajnerin francez, i cili arriti ta fitojë titullin e turneut të Kupës së botës këtë verë, kjo deklaratë ishte e tepërt.

“Disa njerëz mund të thonë gjëra të cilat mund të kenë pasoja dhe që shkojnë përtej çfarëdo kuptimi. Unë nuk mund ta harroj atë gjë asnjëherë. Në atë moment, unë mendoj se ai e teproi”, ka thënë Deschamps. “Unë i zgjedh lojtarët francezë, ata janë të gjithë francezë. Kurrë nuk më ka shkuar në mendje se unë mund të mos e zgjedh një futbollist për shkak të fesë së tij apo racës”. Në 24 ndeshje të këtij sezoni, në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, Benzema ka arritur t’i shënojë 10 gola.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME