Sport

“Antalya Grand Prix 2019” në Turqi, Xhudistja shqiptare fiton medaljen e artë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, në “Antalya Grand Prix 2019”, në Turqi.

23-vjeçarja nga Peja, në finale e mposhti me “ippon” rivalen e saj nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrakh, në ndeshjen që zgjati më pak se pesë minuta.

Në tri përballjet e para finales, Kransniqi mposhti edhe 3 kundërshtare të tjera – të gjitha me “ippon”, shkruan Radia Europa e Lirw.

Fillimisht, në raundin e dytë Distria Krasniqi mposhti turken Gulkader Senturk. Në çerekfinale ajo mposhti xhudistin serbe, Andrea Stojadinov, ndërsa finalen e arriti pas fitores ndaj korano-jugores Yujeong Kang.

Krenarë me suksesin e xhudistes kosovare është shprehur trajneri i saj, Driton Kuka, i cili menjëherë pas triumfit e ka quajtur impresive Krasniqin.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button