Sport

Barcelona shet zyrtarisht futbollistin e njohur/ Faleminderit për gjithçka!

Barcelona ka arritur një marrëveshje me Sevillan për transferimin e Munir El Haddadi. Siç ka bërë të ditur vetë klubi katalanas, sulmuesi do të transferohet te andaluzët për 1,050,000 euro.

“Klubi falënderon Munir El Haddadi-n për përkushtimin e tij dhe i uron sukses në të ardhmen”, lexohet në komunikatën zyrtare të Barçës.

El Haddadi debutoi me katalanasit në moshën 18 vjeç, duke luajtur për herë të parë si titullar nën drejtimin e Luis Enrique në një ndeshje të kampionatit të zhvilluar në sezonin 2014/15 mes Barcelonës dhe Elches. Në këtë takim ka ardhur edhe goli i tij i parë me Barçën.

Ai ka luajtur 56 takime në total me “blaugranat” dhe ka fituar dy kampionate, dy Kupa të Mbretit, një Champions League, një Botëror për Klube, një Superkupë të Europës dhe dy Superkupa të Spanjës

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button