Sport

E bujshme, Juventus i thotë lamtumirë yllit të saj

Mund të jetë Paulo Dybala zëvendësuesi i Eden Hazard te Chelsea. Kjo është bomba e merkatos që po qarkullon gjatë këtyre orëve në Spanjë. “Joya” e Juventus-it duket se është lojtari i përzgjedhur nga trajneri i “Bluve”, Maurizio Sarri. Sipas “Don Balon”, numri 10 i bardhezinjve, i mbyllur nga transferimi i Cristiano Ronaldo-s te bardhezinjtë, po mendon të vlerësojë ofertat që mund t’i vijnë nga jashtë Italisë.

Siç ka shkruar e përditshmja spanjolle, Dybala nuk ndihet më mirë në krah të yllit portugez. Golat e pakët dhe disa qëndrime në stol e kanë bërë të ndihet i parëndësishëm për projektin e bardhezinjve dhe një ofertë nga një klub i rëndësishëm mund ta rindezë entuziazmin e argjentinasit. Eden Hazard kërkohet prej kohësh nga Real dhe Chelsea shikon te sulmuesi i Juventus zëvendësuesin ideal të belgut. Portali spanjoll ka folur edhe për emisarë të klubit anglez që kanë shkuar në Torino për të folur me menaxherët e Dybala.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *