Sport

Inter, Icardi thyen më në fund heshtjen

“Rinovimi im do të vijë në momentin kur Inter do të paraqes një ofertë korrekte dhe konkrete”. Mauro Icardi thyen më në fund heshtjen me anë të një postimi në instagram, duke e bërë të qartë situatën ku ndodhen palët. Pasi akuzojë fillimisht mediat se publikojnë lajme jo të vërteta, Icardi saktësoi pozicionin e tij, një status që shkon në sinkron me atë që ka deklaruar së fundmi bashkëshortja e tij, Wanda Nara.

Kjo merkato dimri duhet të ishte një dritare ku Inter duhet të mendonte se çfarë të përmirësojë në një grup me limite, por Icardi është kthyer në një çështje aq të madhe sa ka përfshirë të gjithë aktorët në shtëpinë ziklater. Për të qetësuar tifozët në skenë ka dalë dhe presidenti Zhang: “Së shpejti do të takohemi e do të flasim për kontratën e tij”. Në të njëjtën linjë me presidentin ishte edhe drejtori i deleguar Bebe Marotta: “Ne jemi shumë të qetë për këtë çështje edhe tifozët të rrinë të qetë”,  theksoi Marrota i cili shtoi se merkato e janarit nuk ofron mundësi për goditje të mëdha por drejtuesit po punojnë për ta afruar në skuadër talente të rinj.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe

Close
Back to top button