Categories Sport

Messi po i shijon pushimet në njërin ndër hotelet më të shtrenjta në botë

Së fundi janë publikuar pamje nga hoteli luksoz në Karaibe, Jumby Bay, ku po qëndron Lionel Messi me familje. Vilat private aty kushtojnë rreth 5,500 euro për një natë dhe janë destinacion i pëlqyer për të famshmit. Për dallim nga shumë bashkëlojtarë të tij, ylli i Barcelona nuk e pati verën pushim deri më tani, pasi që ai duhej të luante për ekipin kombëtar të Argjentinës në turneun e Kupës së Amerikës, transmeton Gazeta Express.

Turneu rezultoi të jetë zhgënjyes për yllin e Barcelonës dhe vendin e tij, pasi që Argjentina pësoi disfatë kundër Brazilit në fazën gjysmëfinale të turneut.

Për ta lënë në harresë të gjithë këtë zhgënjim, Messi shkoi për pushime me bashkëshorten Antonella Roccuzzo dhe tre djemtë e tyre – Thiagon, Mateon dhe Ciron. Ata i kanë shpërndarë disa foto të tyre në Antigua të Karaibeve. Hoteli përfshin 40 dhoma të dekoruara dhe vila që janë vetëm disa hapa larg plazhit. Përveç gjërave si pishina, SPA, sauna, për familjet ka edhe plot aktivitete interesante.

Kjo nuk është hera e parë që Messi e viziton këtë vend – ku janë parë edhe njerëz të tjerë të famshëm, si Mariah Carey, Will Smith e Paul McCartney – pasi që ai e kishte shijuar edhe muajin e mjaltit me Antonellan pikërisht në këtë vend, në vitin 2017.

Familja Messi është duke qëndruar në një hotel luksoz në Karaibe, Jumby Bay, që kushton deri në 5,500 mijë euro nata. Ky hotel është aq privat, saqë në të njerëzit mund të kenë qasje vetëm përmes anijeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME