Sport

Shtyhet Superliga, futbolli në Shqipëri nis me Kupën

As këtë vit futbolli në Shqipëri nuk nis as në mënyrën e duhur e as në kohën e duhur. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar axhendën për rifillimin e sezonit ku ajo që bie menjëherë në sy është shtyrja e Superligës. Në fakt drejtuesit e futbollit në vend kanë bërë një rokadë me Kupën e Shqipërisë pasi gjithçka do të nis me këtë turne ku me 23 janar do të luhet të gjithë takimet në të dy grupet, A dhe B.

Ishte programuar që java e 19-të të niste me 20 janar por vendimi dytë shfuqizon të parin, gjithçka do të nis më 25 janar me super sfidën Skënderbeu-Partizani. Kjo javë është programuar të ndahet në 3 ditë, më 26 janar do të luhet dy sfida po aq të rëndësishme, Kukësi-Laçi dhe Teuta-Flamurtari. Më 27 janar luhen dhe dy takimet e tjera, Tirana-Kamza dhe Luftëtari-Kastrioti.

Kjo shtyrje e Superligës vjen si një “bonus” për pjesën më të madhe të ekipeve të cilat në pamundësi ekonomike vendosën që fazën përgatitore ta zhvillojnë në Shqipëri, në kushte aspak të përshtatshme. Dy ekipet e vetme që zgjodhën Turqinë, Partizani dhe Kukësit janë të detyruar që pas Antalias të rikthehen në Shqipëri për të vijua me fazën përgatitore ku fillimisht duhet të mendojnë për takimet e Kupës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *