Teknologji

Ky është aplikacioni i cili fitoi 3 milionë përdorues të rinj brenda 24 orëve

Ditën e djeshme të gjithë u befasuan kur dy rrjetet sociale më të përdorura në botë, Facebook dhe Instagram ranë papritur. Ky është konsideruar si një problem i rëndësishëm global ndërkohë që njerëz nga e gjithë bota kanë hasur probleme në arritjen e faqeve të Instagram, Facebook dhe Whatsapp.

Facebook dhe dy kompanitë e tjera në zotërimin e tij, Instagram dhe WhatsApp kanë shfaqur probleme që i ndalouan njerëzit të komunikojnë normalisht duke përdorur aplikacionet përkatëse.

Ndërkohë aplikacioni i cili ka përfituar nga kjo situatë kaotike ka qenë Telegram, i cili ka shtuar të paktën 3 milionë përdorues të rinj.

Themeluesi dhe CEO i Telegram, Pavel Durov lajmëroi regjistrimin masiv në kanalin e tij, të martën, duke u mburrur rreth meritave të sistemit të tij të mesazheve.

Deklarata e Pavel Durov:

Shoh 3 milionë përdorues të rinj duke u regjistruar në Telegram, 24 orët e fundit. Bukur. Ne kemi privaci të vërtetë dhe hapësirë të palimituar për të gjithë.”
Vrulli i regjistrimeve, e cila ishte rreth pesë herë më e lartë se norma, ka të ngjarë të jetë rezultat i ndërprerjes botërore që prek Facebook, Instagram dhe WhatsApp, të cilat janë në pronësi të Facebook.

Ndryshe nga Facebook që bazon të ardhurat e saj nga reklamat, “Telegrami” financohet nga donacionet e përdoruesve dhe përfshin veçori të tilla si mesazhet e koduara përdorues në përdorues.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button