Categories Teknologji

SHTËPI INTELIGJENTE – Për 10 vite teknologjia do të vendosë në vendin tonë

Për dhjetë vite shtëpitë mund të jetë aq shumë të ndërlidhura sa që mund të automatizojnë jetët tona dhe të vendosin për ne çfarë duhet të hamë ose nëse është çasti për të bërë më shumë stërvitje fizike, apo për të ndezur lavatriçen, sipas parashikimit të bërë nga Amy Webb, nga “New York University Stern School of Business” dhe themeluese e “Future Today Institute”.

“Shtëpia jote inteligjente është një burg inteligjent dhe nuk ka asnjë rrugë shpëtimi”, thotë Amy Webb në festivalin “South by Southwest” që u zhvillua në Austin të Teksasit.

“Mund të heqësh nga priza mikrovalën, por nuk mund të shkëputësh të gjithë familjen nga sistemi”, shtoi ajo, duke nënkuptuar se jeta jonë e ardhshme teknologjike do të jetë gjithnjë e më shumë e varur nga një kompani e madhe e teknologjisë në pikën që nuk do të jemi më në gjendje t’i shpëtojmë sistemit operativ në të cilin do të jetojmë.

Sipas Amy Webb, ajnë tre faktorët që favorizojnë këtë skenar. I pari është përhapja e pajsijeve inteligjente. Këtij i bashkohet përhapja e bokseve smart, altoparlantët e pajisur me asistentë virtualë që janë gjithnjë e më të përhapur në shtëpitë tona. Faktori i tretë është angazhimi i të gjitha kompanive të mëdha të teknologjisë në sektorin e shëndetësisë, shpesh herë duke krijuar partneritete me spitalet dhe kompanitë e sigurimit, që regjistrojnë gjithnjë e më shumë zakonet tona.

Sipas analistëve të IDC-së, rritja e tregut për shtëpitë inteligjente është konstante dhe mes vitit 2019 deri në 2023 do të ketë 1,6 miliardë pajisje inteligjente në botë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME