Categories Lajme

2018/ Rreth 1100 fëmijë të prekur nga bullizmi

Përgjatë vitit 2018, rreth 1100 fëmijë e adoleshentë kanë denoncuar dhunën, bullizmin, si dhe shfrytëzimin për përfitime ekonomike. Ndërkohë, rreth 220 vajza të moshës 13-15 vjeç kanë raportuar se kanë rënë pre e ngacmimit apo abuzimit seksual, madje edhe në shkolla. Shifrat u bënë publike gjatë aktivitetit të 10 vjetorit të Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë, ALO 116. Drejtori i kësaj platforme, Mirgit Vataj tregon se të miturit i janë drejtuar ALO 116 për të kërkuar ndihmë edhe për dhunën e ushtruar nga institucionet arsimore.

Gjatë aktivitetit janë prezantuar edhe raste konkrete të fëmijëve që kanë rënë pre e kërcënimeve apo janë detyruar të lypin nga vetë prindërit e tyre. Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë përgjatë 10 viteve të veprimtarisë së saj ka arritur të trajtojë mbi 17 mijë raste të formave të ndryshme të abuzimit me të miturit e moshës 6-18 vjeç. Raporti tregon se gjatë 2017 në 42% të rasteve fëmijët janë dhunuar nga mësuesit, ndërsa 2018 ka shënuar 120 raste dhune në shkollë, 51 raste dhune në familje dhe 29 në shoqëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorës, është ndarë nga jeta në moshë të re infermerja Kristina Kokaj

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Vlorës, Kristina Kokaj infermerja e cila prej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës, i moshuari tenton të godasë gruan me sende të forta në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një burrë ka tentuar të vrasë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve në Greqi

Vendi fqinj është e tronditur nga lajmi për vdekjen e një çifti bashkëshortësh në mënyrë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Përse na ike more Erion, mesazh në dërrasën e klasës ?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shkolla vendos lule në bankën e adoleshentit

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e…

LEXO ME SHUME