Një 40-vjeçar shqiptar në Greqi gjeti vdekjen në një aksident automobilistik në Selanik.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12: 00 mesnatë në rrugën ‘26 Tetor’ në zonën Sfagio në Selanik. Mediat greke raportojnë se një 20-vjeçar grek kaloi me shpejtësi me makinën e tij dhe e plagosi për vdekje.
Sipas të dhënave, 40-vjeçari po kalonte rrugën, ndërsa makina ecte në drejtim të qendrës së Selanikut.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes.
