Categories Lajme

Aksidenti në aksin Delvinë-Kardhiq, dy të plagosur banues në Vlorë

Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e së enjtes në aksin Kardhiq–Delvinë, në dalje të tunelit të Skërficës, ku një automjet humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge, duke lënë të plagosur dy persona.

Mjeti tip Mercedes-Benz, me targë AB848UI, drejtuar nga Denis Metaj, 37 vjeç, banues në Vlorë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës anësor. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime për drejtuesin dhe pasagjerin në automjet.

Si pasojë, Metaj ka pësuar plagë në fytyrë nga xhami i thyer, ndërsa pasagjeri, Hati Rakipaj, 21 vjeç, gjithashtu banues në Vlorë, ka marrë një frakturë në këmbë.
Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, ata pritet të transportohen me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për vijimin e trajtimit.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar alkool, me testin që doli negativ (0.00 mg/L). Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video\ E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, ky është qeni pitbull që kafshoj për vdekje fëmijën 2-vjeçar në Greqi

Një fëmijë 2-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e djeshme, 6 dhjetor, në Zakynthos të Greqisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama për “Buxhetin 2026”: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

Edi Rama po zhvillon episodin e radhës të podcastit “Flasim” ku ka folur edhe për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari sulmon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja futet në supermarket për të shpëtuar

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qaf Murriz-Shakalla e Tujanit…

LEXO ME SHUME