Categories Lajme

Akùza për fshehjen e vjedhjes/ Reagon kryebashkiaku Klodian Taçe

Kryebashkiaku i Gramshit Klodian Taçe dyshohet se ka fshehur hetimin e vitit 2009 nga prokuroria e Tiranës, sipas fakteve te bera publike nga dosja.al, ku ai është kallëzuar penalisht nga recepsionistja e një qendre private shëndetësore me akuzèn e vjedhjès së 68 mijë lekëve të reja.

Në pretendimet e tij kryebashkiaku i Gramshit mohon kategorikisht të ketë qenë ndonjëher para një prokurori qoftë si i ndaluar, árrestuar apo dhe si një i dënuár. Ai mohon të ketë lidhje me ngjarjen dhe pohon se ditën e vjèdhjes ka shkuar vetë në polici për të dhënë sqarime mbi atë ç’ka akuzohèj. Sipas tij këto ákuza nuk qëndrojnë dhe ai është i pafajshëm. Avukatët e tij po punojnë për të përgatit mbrojtjen në menyrë qe të zbardhet e vërteta thekson kryebashkiaku në postimin e tij në facebook.

Postimi i plotë: Të nderuar bashkëqytetarë ! E ndjej si detyrimin tim moral të prenoncohem pavarësisht se do kisha preferuar që ti lija kohën e mjaftueshme që të shpreheshin organet kompetente në këtë rast.
Jam vënë në dijeni nga mediat në lidhje me një pretendim të tyrin përsa i përket Formularit të Vetëdeklarimit që kam depozituar kur kam kantiduar për Kryetar Bashkie në qytetin e Gramshit.
Më është thënë prej tyre se unë kam fshehur në Formularin e Vetëdeklarimit një çështje penale e regjistruar nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka të bëjë me Proçedimin Penal Nr:1016 të vitit 2009 për veprën penale të “VJEDHJA” e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal i Republikës së Shqipërisë.

Në lidhje me këtë ngjarje nën përgjegjësinë tim ligjore, sqaroj se kam dhënë sqarime të plota pranë komisariatit të Policisë që ditën e ngjarjes dhe se që nga ai moment nuk kam patur asnjë kontakt të mëpasshëm nga ana e Oficerëve të policisë Gjyqësore apo nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nuk kam asgjë për të fshehur si në vitin 2009 kur kam dhene deklaraten time si “Person qe ka dijeni për kryerjen e një vepre penale” dhe kam shkuar vet në polici si çdo qytetar që respekton ligjin por edhe kur jam informuar për këtë fakt pas shumë sulmesh politike dhe mediatike ndaj meje, nëpërmjet avokatit i jam drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për interpretimi në lidhje me këtë fakt.
Nuk kam qënë kurrë as para një prokurori,as i ndaluar , as i arrestuar , as i dënuar.
Unë do të respektoj ligjin si cdo qytetar dhe ata që shpifin e mashtrojnë duke sulmuar politikisht e denigruar figurën time do të përballen shumë shpejt në Gjykatë si palë e paditur!
Në zbatim të plotë të kërkesave të parashikaura në Ligjin Nr.138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen , Emërohen dhe Ushtrojnë Funksione Publike”, kam plotësuar Formularin e vetëdekarimit me përgjegjësi Ligjore dhe se çdo gjë që kërkohet në atë formular është e vërteta.
Nisur nga fakti se në Komisariatin e Policisë Tiranë unë kam dhënë spjegime si person që ka dijeni për veprën penale, si dhe nuk rezulton që të kem qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale sipas parashikimeve të Pikës 4 të formularit të Vetëdeklarimit të parashikuara në Ligjin Nr.138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen , Emërohen dhe Ushtrojnë Funksione Publike”.

Prej vitit 2016 kam drejtuar Partinë Socialiste si dhe kam udhëhequr disa prej fushatave në bashkinë Gramsh, ku kemi arritur rezultate maksimale dhe e kam për nder të punoj dhe të kontribuoj për qytetin tim , do jem në mbrojtje të interesave të bashkëqytetareve të mi, sulmet politike dhe personale nëpër media ndaj meje dhe figures time do ju vijë fundi sepse e verteta do të dali një ditë, dhe e vërteta është vetëm ajo që unë kam deklaruar e provuar edhe me dokumentacionin përkatës.

Për sqarimin e plotë të kësaj çështje unë kam autorizuar avokatin tim dhe shumë shpejt do tju vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin ligjor ku provohet plotësisht e vërteta ime.
Të gjitha mediat e interesuara për këtë rast nëse duan informacione shtesë mund të kontaktojnë me avokatin tim në adresat e mëposhtme: Email: [email protected] Telefon: 00355695612460.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME