Categories Lajme

Arrestohet Jakup Krasniqi, pritet të dërgohet në Hagë

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi është arrestuar në shtëpinë e tij në Velani, gjatë operacionit të zhvilluar këtë të mërkurë nga EULEX-i dhe Policia.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij, Valon Hasani. Ndërkohë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm autoritetet e sigurisë kishin nisur bastisjen e banesës së tij, operacion që ka zgjatur disa orë me radhë. Specialja përmes një njoftimi tha se janë duke kryer përveç në shtëpinë e Krasniqit, bastisje në disa lokacione tjera.

Krasniqi është një nga personat e parë që ka arrestuar Specialja. Ai është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së. Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME