Categories Bota

6 ditë e bllokuar, dështojnë përpjekjet për të lëvizur anijen në Kanalin e Suezit

Për të gjashtën ditë me radhë kanë dështuar përpjekjet për të liruar anijen gjigante të mallrave të bllokuar në Kanalin e Suezit. Mediat e huaja bëjnë me dije se autoritetet u përpoqën për orë të tëra por sërish dështuan të largojnë baticën e madhe për të liruar anijen dhe për të rihapur rrugën kryesore ujore.

Dy përpjekje për të liruar “Ever Givën” ishin të pasuksesshme të shtunën në mbrëmje, megjithatë shpresat janë se niveli i lartë i ujit mund t’iu ndihmojë për zhbllokimin e rrugës ndërsa më shumë se 320 anije presin të përdorin kanalin për transportin e mallrave.

Dy rimorkiatorë shtesë shkuan në vendin e bllokuar për të ndihmuar përpjekjet për të liruar anijen e gjatë 400 metra, e cila ka mbetur e bllokuar në rrugën kryesore ujore që nga e marta.

Ndërkohë kryetari i Autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabie, ka thënë dje se shpreson se nuk do të jetë e nevojshme të kërkohej heqja e disa prej 18.300 kontejnerëve nga anija për të lehtësuar ngarkesën e saj, por që baticat dhe erërat e forta po komplikonin përpjekjet për ta liruar atë. Anija “Ever Givën”, është e gjatë sa katër fusha të futbollit. Kjo anije me 200 mijë tonë, ka kapacitet për të bartur 20 mijë kontejnerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME