fbpx
Bota

A do të dënohet Trump për protestat në ‘Capitol Hill’?

Përfshirja dhe rolinë protestat e dhunshme, fillon hetimi për presidentin Donald Trump. Prokurori i Përkohshëm i SHBA-së Michael Sherëin tha se ata po shikojnë të gjithë aktorët e përfshirë në trazirat në ndërtesën e Kongresit Amerikan.

Ai ka pohuar se të gjitha rastet po hetohen duke përfshirë rolin e presidentit amerikan, Donald Trump, raporton cnn. I pyetur drejtpërdrejt nga një reporter nëse hetuesit po hetojnë rolin që luajti Trump në tubim, Sherëin tha, “Ne po shikojmë të gjithë aktorët këtu dhe këdo që ka pasur një rol dhe, nëse provat përshtaten me elementet e krimit, ata do të akuzohen”.

Theksojmë se shumë senator demokrat dhe disa republikan kanë akuzuar presidentin amerikan në largim si nxitës të dhunës dhe shkaktar të demolimeve në Capitol Hill. Ndryshe, katër persona kanë vdekur si pasojë e trazirave në Kongresin Amerikan, ku qindra mbështetës të Trumpit kanë pushtuar tempullin e demokracisë amerikane.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button