Categories Bota

Aksion dramatik për shuarjen e zjarrit në transportuesen në ujërat pranë Suedisë (Foto)

Roja bregdetare suedeze vijonte sot punën pranë ishullit Vinga për shuarjen e zjarrit masiv që ka përfshirë një transportuese druri me flamur të Liberisë. Zjarri në transportuesen Almirante Storni shpërtheu në arqipelagun suedez të Gothenburg, raportonte roja bregdetare.

Flaket kishin nisur pikërisht në ngarkesën e saj të dërrasave dhe përpjekja për shuarjen rezultoi e vështirë, thanë autoritetet.

Shtatëmbëdhjetë anëtarët e ekuipazhit të anijes mbeten në bord së bashku me disa oficerë të rojës bregdetare suedeze që kanë shkuar për ndihmë.

Nuk janë raportuar plagosje nga transportuesja dhe mjeti është ende funksional, thanë autoritetet. Roja bregdetare tha se kishte dislokuar ne vendin e aksidentit mjete të fuqishme detare, ujë-lëshuese dhe rimorkiatorë të kompanisë Holding Gmb.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME