Bota

Alibaba pranon gjòbën rekord dhe premton se do të ndryshojë

Gjigandi kinez i teknologjisë Alibaba tha të hënën se kishte pranuar gjobën rekord të vendosur nga rregullatori shtetëror antimonopol. Rregullatorët i vendosën një gjobë prej 2.8 miliardë dollarësh kompanisë, pas një hetimi që përcaktoi se kishte abuzuar pozicionin e saj në treg për vite me radhë.

Shuma është rreth 4 përqind e të ardhurave të brendshme të kompanisë të 2019-s. Zv/drejtori ekzekutiv i Alibaba Group, Joe Tsai, la të kuptohej se rregullatorët kanë shfaqur interes në platforma si Alibaba, pasi po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.

“Jemi të kënaqur që po e lemë këtë çështje pas, por tendenca e rregullatorëve do të jetë në disa fusha ku mund të ketë konkurrencë të padrejtë”, tha ai. Kompania shtoi se nuk ishte në dijeni të një ndonjë hetimi tjetër antimonopol nga rregullatorët kinezë, ndonëse sinjalizoi se Alibaba dhe konkurrentët e saj do të jenë nën vëzhgim nga Kina për shkrirjet dhe blerjet.

Çështja kryesore nga rregullatorët ishte se Alibaba kishte kushtëzuar tregtarët nga bërja biznes apo nga promocionet në platforma rivale. Kompania tha se do të prezantonte masa të reja për të ulur barrierat hyrëse dhe kostot e biznesit që përballen tregtarët në platformat e-commerce. “Me këtë vendim penaliteti kemi marrë një udhërrëfyes të mirë në disa prej çështjeve specifike të ligjit antimonopol”, tha Tsai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: