Bota

Apeli prekës i djaloshit afgan për Messin: Të lutem më shpëto, kam frikë nga talibanët

Të gjithë e mbajnë mend, të voglin Amhadi i cili në 2016 preku zemrat e të gjithëve kur pamjet e tij bënë xhiron e botës teksa luante futboll i veshur me një qese plastike me vija bardhekaltër me numrin dhe emrin e idhullit të tij të shkruar: Messi 10. Historia e tij u bë virale në atë kohë sa vetë Messi kishte vendosur ta ftonte në një ndeshje të Barcelonës, për t’ia bërë ëndrrën realitet.

Sot, mësohet lajmi i trishtë përmes një agjencisë Efe të lajmeve se Ahmadi, që tani është 10 vjec, i ka dërguar një apel idhullit të tij që ta shpëtojë nga situata e rëndë ku ndodhet. “Të lutem më ndihmo, jam i bllokuar në shtëpi dhe nuk mund të dal, kam frikë nga talibanët. Dua të iki në njê vend të sigurtë, larg nga Afganistani, të lutem më shpëto nga kjo situatë”.

Siç, raportohet, Murtaza Ahmadi dhe familja e tij i përkasin minoritetit Hazara Shia, të cilët persekutohen nga talibanët teksa e motra e tij, Madia Ahmadi ka shpjeguar situatën e rëndë ku ndodhen. Ajo tha se pas takimit me Messin, kur u rikthyen ishin bërë të famsëm në Afganistan dhe të gjithë mendonin se kishin marrë para duke i kërcënuar me vdekje e akoma më keq tani me talibanët ata kanë frikë për jetën…

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: