Bota

Autobusi përfundon në kanal, hùmbin jetën 40 persona

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën në Indinë qendrore, pasi një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Sipas autoriteteve, gjashtë persona u shpëtuan nga automjeti, i cili kishte 46 pasagjerë, pavarësisht se kapaciteti i tij ishte për 34, përcjell abcnes.al. Ekipet e Shpëtimit nga Forca Shtetërore e Menaxhimit të Fatkeqësive gjetën 40 trupa dhe po kërkonin për pasagjerë të tjerë, tha Prokurori i Qarkut në Indinë Qendrore.

Furnizimi me ujë në kanal u ndërpre, gjë që përshpejtoi operacionet e shpëtimit dhe dy vinça nxorrën autobusin nga uji. Autobusi ishte duke udhëtuar nga Sandi për në rajonin Satna të Madhya Pradesh në Indinë qendrore kur ndodhi tragjedia.

 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close