Categories Bota

Autoritetet italiane shpëtojnë 57 migrantë

Pesëdhjeteshtatë migrantë janë shpëtuar nga autoritetet italiane dhe janë dërguar në Ishullin Lampedusa, ka raportuar agjencia e lajmeve, Ansa.

Migrantët, të cilët po udhëtonin me një bark janë kapur nga autoritetet italiane në afërsi të Lampione dhe janë dërguar për në Lampedusa në orët e vona të së shtunës. Siç raporton agjencia Ansa, në mesin e migrantëve të shpëtuar ishte edhe një grua shtatzënë. Besohet se migrantët që po udhëtonin me këtë bark vinin kryesisht nga Tunizia.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini pretendon se rënia drastike e valës së migrantëve që vijnë në Itali është e lidhur me përpjekjet e tij për të penguar organizatat bamirëse dhe të shpëtimit, që ndihmojnë migrantët në det. Shumica e migrantëve që po arrijnë në Itali përmes detit, po e bëjnë këtë gjë pa ndihmën e organizatave bamirëse.

Matteo Villa nga organizata ISPI, ka thënë se vetëm 8 për qind e 3,073 migrantëve që kanë arritur në Itali gjatë periudhës 1 janar – 8 korrik, janë shpëtuar në det nga anijet e ndihmës dhe organizatat bamirëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME