Categories Bota

Brazili dërgon satelitin e parë në hapësirë

Amazonia 1 është sateliti i parë hapësinor i Brazilit. Mediet braziliane njoftojnë se dërgimi i këtij sateliti ishte një domosdoshmëri për t’u kujdesur më shumë për pyjet e Amazonës dhe agrokulturën vendase.

Amazonia 1 është sateliti i parë hapësinor i Brazilit. Me ndihmën e një anijeje kozmike, agjencia aeronautike braziliane ka mundur që të dërgojë në hapësirë Amazonia 1, që sipas tyre do të shërbejë për të marrë të dhëna për pyjet e Amazonës dhe agrokulturën në vend.mPyjet e Amazonës janë më të mëdhenjtë në botë, dhe cilësohen si mushkëritë e globit. Atje banojnë edhe fise të shumta që nuk kanë pasur ndonjëherë kontakt me qytetërimin modern.

Si pasojë e shkeljeve të rënda që janë kryer kohë pas kohe me prerjen e pyjeve, por edhe për të parashikuar më me saktësi fenomene natyrore që mund të ndikojnë pyjet dhe agrokulturën braziliane, mediet vendase njoftojnë, se dërgimi i këtij sateliti ishte një domosdoshmëri. Anija hapësinore që mbante edhe satelitin Brazilian u lëshua nga Qendra Hapësinore Satish që ndodhet në brigjet juglindore të Indisë. Sateliti Amazonia-1 me peshë rreth 640 kg ishte mes 18 mini-satelitëve të tjerë  që u lëshuan në orbitë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME