Categories Bota

Covid-19: Ekonomia e Kinës është rritur

Ekonomia e Kinës u rrit me një ritëm të ngadaltë, krahasuar me vitet e kaluara, por mbetet në rrugën e duhur duke qenë e vetmja ekonomi globale që është rritur në vitin 2020. Ekonomia u rrit me 2.3% vitin e kaluar, pavarësisht mbylljes nga Covid-19 e cila bëri që prodhimi të binte në fillim të vitit 2020. Masat e rrepta të kontrollit të viruseve dhe lehtësimi i emergjencave për bizneset ndihmuan në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Rritja në tre muajt e fundit të vitit arriti në 6.5 %, shkruan BBC. “Të dhënat e prodhimit të brendshëm bruto tregojnë se ekonomia është normalizuar pothuajse. Ky moment do të vazhdojë, megjithëse shpërthimi aktual i Covid-19 në disa provinca në Kinën Veriore mund të shkaktojë përkohësisht luhatje,” tha Yue Su, ekonomist kryesor në Njësinë e Inteligjencës Ekonomike.

Tregjet e aksioneve të Kinës pësuan fitime modeste në shifrat e fundit, të cilat tejkaluan pritjet e ekonomistëve. Sektori i prodhimit të Kinës duket se është rikuperuar, me të dhënat e  ditës së sotme që tregojnë një rritje prej 7.3% të prodhimit industrial.

Ajo që tregojnë këto shifra është së strategjia e Kinës për mbylljen e qyteteve me vështirësi ka funksionuar. Një kombinim i investimeve të drejtuara nga qeveria dhe kërkesa globale për mallra kineze ndihmuan për të rimëkëmbur shpejt ekonominë dhe për të rritur eksportet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME