Bota

Covid-19 mbyll edhe… Copacabanan dhe Ipaneman!

Plazhet e famshme në qytetin brazilian të Rio de Zhaneiros janë mbyllur që nga kjo fundjavë në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19.

Vendimin për mbylljen e plazheve e mori Eduardo Paes, kryetari i bashkisë së Rio de Zhaneiros, si pjesë e një grupi masash për shkak të situatës kritike me numrin e pacientëve dhe të shtruar në spital për shkak të COVID-19.

Siç deklaroi ai, 95 për qind e kapacitetit të kujdesit intensiv në spitalet publike të qytetit është mbushur. Gjatë fundjavës, është plotësisht i ndaluar qëndrimi në plazh, marrja e rrezeve dhe sporti, kurse policia ushtarake në plazhet e famshme Copacabana dhe Ipanema paralajmëroi ata që u përpoqën të shkelnin masat.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro kundërshtoi masa të tilla si kufizimi i lëvizjes, mbajtja e maskave dhe kritikoi masat e miratuara për zonën e Rio de Zhaneiros. Nga 5 marsi, Paes ndaloi funksionimin e restoranteve dhe dyqaneve pas orës 21:00 dhe vendosi orën policore nga ora 23:00 deri në 05:00./ a.jor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: