Categories Bota

Covid/ Gjermania vijon të jetë e frikësùar, ja thirrja e fundit e Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel u kërkoi qytetarëve që të vazhdojnë të veprojnë me kujdes pavarësisht mposhtjes së valës së tretë të koronavirusit (COVID-19). Në fjalën e saj në Bundestag, Merkel vuri në dukje se rastet me COVID-19 janë ulur dhe numri i të vaksinuarve është rritur, duke shtuar se kjo situatë ka lejuar që masat të lehtësohen. Ajo theksoi se duhet treguar maturi gjatë heqjes së masave dhe tha se rregullat si mbajtja e masave, distanca dhe higjiena do të mbesin në fuqi.

“Unë dua që ju t’i ndiqni këto masa”, deklaroi kancelarja gjermane. Duke potencuar se pandemia është ende duke vazhduar, Merkel tha: “Edhe pse vala e tretë është mposhtur në mënyrë efektive, pandemia nuk ka mbaruar ende. Ne ende po lëvizim në një shtresë të hollë akulli”.

Sipas saj, mutacionet e koronavirusit paraqesin rrezik dhe ky rrezik mund të shihet në vende si Rusia dhe Portugalia, ku përhapet varianti Delta i COVID-19. “Ky është një paralajmërim dhe detyrë për ne”, tha Merkel, duke përmendur një rritje të rasteve me variantin Delta edhe në Gjermani.

Kancelarja Merkel përsëriti se oferta të vaksinimit do të bëhen për të gjithë qytetarët në vend përpara fundit të verës dhe deklaroi se sistemi shëndetësor deri më tani është parandaluar të arrijë limitin në luftën kundër pandemisë. “Nëse qëndrojmë të kujdesshëm pas valës së tretë, pandemia e koronës do të humbasë tmerrin e saj”, theksoi Merkel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME