fbpx
Bota

Detaje/ Ky është ilaçi që po trajton Presidentin Trump

Mjeku personal i Presidentit të SHBA, Dr Sean Conley ka dhënë detaje për gjendjen e presidentit Trump pas infektimit me koronavirus duke treguar se po trajtohet me deksametazon. Ai u shpreh se oksigjeni në gjak i presidentit Trump është 98%. Conley shtoi se ditën e djeshme ra poshtë 93% dje, dhe pati probleme me frymëmarrjen.

Ndërkohë ditën e sotme ka rezultuar pozitiv edhe asistenti personal i Presidentit. Një zyrtar i lartë i admistratës amerikane ka zbuluar për CNN se mund të jenë infektuar në një tubim në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë  ku u njoftua emërimi i Amy Coney Barrett si gjykatëse pranë Gjykatës së Lartë.

Ceremonia e së shtunës së kaluar mblodhi së bashku zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe aleatë, anëtarë të kabinetit, republikanët dhe miqtë dhe familjen e gjykatëses Barrett, e cila doli negativ më pas, por u zbulua se ishte infektuar me virusin në fillim të këtij viti së bashku me bashkëshortin.

Ndonëse ceremonia u mbajt në ambientet e jashtme, Barret me të tjerë qëndronin brenda pa resektuar distancën fizike dhe pa maska. Deri tani, rezulton se shtatë persona që morën pjesë në tubim, përfshirë presidentin Donald Trump, dolën pozitiv ndaj virusit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button