Bota

Djali hedh në lumë BMW 45 mijë euro pas donte jaguar për ditëlindje

Një person në Indi ka hedhur në lumë një veturë të tipit ‘BMW’, nën pretendimin se ai ishte i nervozuar që nuk mori një ‘Jaguar’ për ditëlindje. Personi i ri, i i njohur vetëm si Akash, nga Haryana në Indinë Veriore, mori si dhuratë për ditëlindje BMW-në nga prindërit e tij.

Në shenjë rrevolte për mos-marrjen e veturës që dëshironte, ai e hodhi veturën në ujë. BMW kushton rreth 45 mijë euro në rajonin e Indisë, ndërsa Jaguarët janë më të shtrenjtë, duke kushtuar rreth 65 mijë euro.

Pamjet tronditëse tregojnë makinën që fundoset në lumin e shtetit verior të Indisë përpara se të ngecet në një hapësirë të madhe të rrethuar me bari. Policia po heton ngjarjen, raportojnë media lokale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close