Bota

E porsalindura u gjet në pyll e mbuluar me gjethe: U shpëtua nga fshatarët

Një vajzë e porsalindur është gjetur e gjallë në një pyll në Tajlandë me krimba dhe insekte që zvarriteshin mbi të. Sipas The Mirror, e vogla, ishte braktisur prej dy ditësh derisa fshatarët e gjetën të mbuluar me gjethe bananeje dhe me mavijosje në fytyrë nga insektet. Foshnja ishte e zhveshur dhe ishte shtrirë mbi bimët e gjetheve të bananes që mbulonin tokën.

Ajo filloi të qante kur u shpëtua nga fshatarët derisa mbërritën ambulanca dhe forcat e policisë dhe e mbështollën me batanije, para se ta dërgonin në spital. Vogëlushja u trajtua dhe u mbajt nën vëzhgim, por raportohet se është e shëndetshme dhe pa probleme shëndetësore.

Ajo mbijetoi, pavarësisht se u zbulua në një zonë që është shtëpia e kafshëve dhe gjarpërinjve të rrezikshëm me temperatura të ditës deri në 35 gradë Celsius. Policia është në kërkim të nënës së vajzës, por tha se do të ishte e vështirë të gjurmohej.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close