Categories Bota

Fotografia e tij bëri xhiron e botës, humb jetën fotografi amerikan

Charlie Cole, një nga fotografët që ka filmuar pamjen e famshme të njeriut para tankut, gjatë protestave në Sheshin Tiananmen në Pekin, ka vdekur. Fotografia e njeriut duke qëndruar para një kolone tankesh, një ditë pasi qindra, e ndoshta mijëra njerëz janë vraë, është bërë imazh i protestave pro demokracisë në Kinë, në vitin 1989.

Cole, më 1990, ka fituar Çmimin “World Press Photo” për këtë fotografi. Ai ka jetuar në Bali të Indonezisë, ku edhe ka vdekur në moshën 64-vjeçare. Cole ka qenë njëri nga katër fotografët që e kanë kapur atë skenë më 5 qershor, 1989.

Ai e ka bërë fotografinë për revistën “Newsweek” nga ballkoni i një hoteli. Cole më vonë ka thënë se ka pritur që njeriu para tankut të vritej dhe ka ndjerë se është përgjegjësi e tij të regjistronte atë që po ndodhte. Por, protestuesi i paidentifikuar është larguar më pas nga rruga nga dy burra të tjerë. Se çfarë ka ndodhur me të, mbetet e paqartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME