Categories Bota

Franca mbështet Gjermaninë, thirrje SHBA-së të heqë ndalesën për eksportin e vaksinave

SHBA ka marrë thirrje edhe nga Franca, që të heqin ndalesën për eksportin e vaksinave kundër COVID-19 dhe materialeve për prodhimin e vaksinave. Kjo thirrje e Parisit është mbështetur edhe nga shtetet e tjera në Evropë.

“I bëj thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i japin fund ndalesave për eksport, jo vetëm për vaksinat, por edhe për përbërit e vaksinave, të cilat ndalojnë prodhimin e tyre”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë samitit të Bashkimit Evropian që u mbajt në Porto të Portugalisë më 8 maj.Këto komente të Macronit erdhën teksa shtetet evropiane janë befasuar nga vendimi i SHBA-së për të hequr patentën e pronësisë intelektuale për vaksinat, me qëllim që të luftohet pandemia COVID-19.

SHBA-ja deri më tani ka vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës 56 për qind të popullatës të saj të rritur, por nuk eksporton doza të vaksinës dhe de fakto ka ndalesë për materialet me të cilat prodhohen vaksinat. Ndërkaq, një numër i shteteve në SHBA po kthejnë mbrapsht dozat e vaksinave që u janë dhuruar nga qeveria federale, teksa numri i vaksinimit në bazë ditore ka rënë në mbarë vendin, për shkak të uljes së kërkesës.

Teksa infektimet dhe kërkesa për vaksinim po bien, administrata e presidentit amerikan Joe Biden është nën presion në SHBA dhe jashtë vendit për eksportin e vaksinave, përfshirë këtu 60 milionë doza të vaksinës AstraZenecas, të cilat po qëndrojnë në depo dhe nuk po përdoren, për shkak se kjo vaksinë nuk është miratuar për përdorim në SHBA.

BE-ja, pavarësisht se në fillim kishte një fushatë të ngadaltë të vaksinimit, këtë javë ka arritur shifrën prej 150 milionë dozave të administruara dhe blloku evropian beson që brenda dy muajve do të vaksinojnë mjaftueshëm njerëz që të arrihet imuniteti i komunitetit. Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se BE-ja shumicën e prodhimit e ka eksportuar dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe SHBA-ja.

“Nuk mendoj se heqja e patentës (për pronësinë intelektuale për vaksinat) është zgjidhja që më shumë njerëz të kenë qasje në vaksina. Përkundrazi, mendoj se na duhet më shumë kreativitet dhe fuqinë e kompanive inovative dhe kjo për mua përfshinë edhe mbrojtjen e patentave”, ka thënë Merkel.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se BE-ja është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në sa i përket patentës së pronësisë intelektuale, “sapo që një propozim konkret të vendoset në tavolinë”. Megjithatë, ai ka thënë se ky propozim nuk do të zgjidhë menjëherë problemin me pandeminë.

Kompanitë farmaceutike thonë se shtetet më pak të zhvilluara do të jenë më të ngadalshme që të krijojnë kapacitete prodhuese dhe do të jenë në garë për të siguruar materiale për prodhimin e vaksinave, gjë që sipas tyre, do të pengojë procesin e prodhimit. Ata gjithashtu thonë se heqja e patentave për vaksinat do të ketë ndikim në sigurinë e të gjitha vaksinave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME