Bota

Gjermanët protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm, policia prangos 180 qytetarë

Në Gjermani po protestohet për vaksinimin e detyrueshëm. Mediat vendase shkruajnë se mijëra njerëz kanë pushtuar rrugët në Berlin, dhe në dy ditë janë arrestuar 180 persona.

Sipas Reuters, protesta nisi të shtunën, ku qytetarët kërkonin që vendimi të hiqet. Shumë prej tyre përpiqeshin të thyenin barrierat dhe t’i afroheshin parlamentit në Berlin.

Për pasojë 100 prej tyre ranë në pranga. Ndërkohë, në Gjermani, 60% janë vaksinuar plotësisht. Por, situata nuk është aspak e mirë. Rastet ditore janë rritur ndjeshëm dhe vaksinimi është parë si mënyra e vetme nga qeveria që të shmangë vdekjet. Sipas mediave gjermane, në 24 orët e fundit, janë raportuar 8,416 të infektuar dhe 12 viktima.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: