Categories Bota, Covid-19

Gjermani, 15 për qind e popullatës kanë marrë dozën e parë

Gjermania ka vaksinuar rreth 15 për qind të popullatës së saj me një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, thuhet në të dhënat e Institutit Robert Koch. Sipas të dhënat të këtij Instituti, 15.2 për qind apo 12.7 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 5.9 për qind apo 4.9 milionë persona kanë pranuar edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Disa studime kanë sugjeruar se një dozë e vaksinës ofron një nivel të mbrojtjes kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Javën e fundit, në Gjermani është përshpejtuar programi i imunizimit, ku vetëm gjatë së enjtes u administruan 700.000 doza. Pavarësisht fushatës së imunizimit, Gernot Marx, kryetar i asociacionit për përkujdesje emergjente, paralajmëroi të premten se situata në spitalet e vendit ishte shqetësuese.

Ai tha se vazhdimisht po shohin rritje të madhe të pacientëve me COVID-19, të cilët kërkojnë trajtim mjekësor. Gjermania po përballet me valën e tretë të pandemisë, që është shkaktuar kryesisht nga varianti i ri i COVID-19, që fillimisht u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar. Ky variant thuhet se përhapet më shpejt.

Instituti për kontrollin e sëmundjeve, Robert Koch raportoi të shtunën për 24.097 raste të reja dhe 246 viktima. Që prej fillimit të pandemisë, në Gjermani janë regjistruar mbi tre milionë raste dhe mbi 78.000 të vdekur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME