Bota

Gjermani/ Mynihu vendos të lehtësojë masat, ja bizneset që do lejohet të hapen

Masat më të rrepta kufizuese që janë në fuqi në Mynih, Gjermani do të relaksohen përsëri të mërkurën. Por për shkak se numri i rasteve ishte nën 100 për tre ditë nga e Shtuna e Madhe deri të hënën e Pashkëve, masat më të rrepta do të pushojnë së zbatuari nga e mërkura, sipas një deklarate nga qyteti i Mynihut. Edhe ora policore nuk do të zbatohet më, si dhe dyqanet, muzetë dhe kopshti zoologjik do të lejohen të rihapen.

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), incidenca e infeksioneve të reja për 100,000 banorë në shtatë ditë në Mynih ishte 96.1 të hënën e Pashkëve. Të Dielën e Pashkëve ishte 94.5.

Rastet e reja të koronavirusit janë në rritje në të gjithë qytetin bavarez për disa kohë. Pjesa më e madhe e rretheve dhe zonave urbane të shtetit kanë tejkaluar 100 raste. I pari në renditje sot, e hënë, ishte qyteti i Hoff me 469.2 infeksione të reja për 100,000 banorë brenda një jave.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: