Categories Bota

Gjermania kërkon punëtorë të kualifikuar: Prezantohet departamenti i ri për vizat

Në kuadër të përgatitjeve për ligjin e ri të migracionit që do të hyjë në fuqi më 1 mars 2020, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka hapur enkas një departament të ri për vizat.

Për të lehtësuar punën e ambasadave të mbingarkuara, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka ngritur një departament enkas për vizat. Këtë e bën të ditur ministria me anë të një njoftimi në Twitter. Në njoftimin me hashtag #,mondaymotivation, Ministria e Punëve të Jashtme gjermane prezanton dy punonjës të saj, Jan Freigang dhe Feride Özdemi, të cilët do të merren në Berlin me vizat për punëtorët e kualifikuar.

Embedded video

Gjermanisë i nevojiten punëtorë të kualifikuar, kryesisht në sektorin e shëndetësisë, teknikës informative dhe zejtarë të kualifikuar. “Ne do të kujdesemi këtu që të përshpejtojmë procedurën për ata kandidatë për të cilët ka nevojë më shumë ekonomia gjermane,” – thotë Jan Freigang në videoklipin e publikuar në twitter.

Feride Oezdemir shton se” kërkesa për vizë bëhet në ambasada dhe kërkesa më pas kalohet në Berlin”. Ligji i ri i migracionit për të kualifikuarit u miratua në qershor të këtij viti nga parlamenti gjerman dhe do të hyjë në fuqi më datën 1 mars 2020.

Ai parashikon që persona të kualifikuar nga e gjithë bota të marrin një vizë gjashtëmujore për të kërkuar punë, pa pasur nevojë të kenë kontratë pune, sikurse ka qenë deri tani. Përveç dëshmisë së profesionit ata duhet të kenë edhe njohuri elementare të gjuhës gjermane. /DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME