Categories Bota

Gjermania shmang rënien ekonomike më 2020 pavarësisht pandemisë

Ekonomia e Gjermanisë është tkurrur për 5.0 për qind më 2020, çka përbën shifër më të vogël sesa është parashikuar, meqë masat e pashembullta qeveritare të ndihmës kanë ndihmuar në zvogëlimin e shokut të shkaktuar nga pandemia. Franca dhe Italia, që mbajnë vendet e dyta dhe treta respektivisht në Eurozonë, është parashikuar që të përballen me 9 për qind tkurrje më 2020.

Të dhënat e së enjtes tregojnë sesi kriza me pandeminë është duke rritur dallimet brenda 19 vendeve anëtare që kanë për valutë euron. Zyra e Statistikave në Gjermani ka treguar se rritja e bruto-prodhimit të brendshëm ka pësuar rënie për 5.3 për qind.

“Ka qenë vit i katastrofës, mirëpo duke marrë parasysh se nga çka jemi frikësuar përgjatë vitit të kaluar, mund të themi se jemi përballur me ulje të lehtë”, ka thënë analisti, Uwe Burkert. Zyra e Statistikave ka thënë se rritja ekonomike ka stagnuar në çerekun e katërt, mirëpo ekzistojnë trende pozitive më 2021, çka nënkupton se Gjermania ka arritur të menaxhojë relativisht mirë valën e dytë të pandemisë së koronavirusit.

Koalicioni qeveritar i kancelares gjermane, Angela Merkel ka miratuar një varg masash për t’iu ndihmuar kompanive dhe konsumatorëve në ekonominë më të madhe në Evropë. Në programet e ndihmës janë përfshirë: ndihma për likuiditet, skema për mbrojtje të vendeve të punës, ulje të taksave, dhënie të parave të gatshme dhe thirrje për investime afatgjata në infrastrukturë publike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME