Categories Bota

Gjermania veçon 500 milionë euro për të ndihmuar në dëmet e ndryshimit të klimës

Gjermania planifikon të veçojë 500 milionë euro vitin e ardhshëm për të ndihmuar vendet më të varfëra të mbrohen më mirë nga pasojat e ndryshimit të klimës, deklaroi sot ministri i Zhvillimit Gerd Mueller, në samitin e OKB-së për klimën.

Ministria e Zhvillimit prezantoi planin për një fond të fatkeqësive natyrore me kompanitë e sigurimeve “Global Parametrics” dhe “Hannover Re” në samitin e ndryshimit të klimës në Madrid. Fondet kanë për qëllim të sigurojnë që grupet e ndihmës dhe organizatat e tjera në vendet në zhvillim të përballojnë ndihmën pas një katastrofe natyrore.

Maria Flachsbarth, Sekretarja Parlamentare e Shtetit për Ministrinë, deklaroi se Gjermania do të japë fillimisht 25 milionë euro për këtë përpjekje e përveç kësaj, më shumë para do të vihen në dispozicion të fondit “Blue Action”, që mbron ujin dhe vijat bregdetare në perëndim të oqeanit Indian.

Sabine Minniger, eksperte e ndryshimit të klimës, pjesë e grupit gjerman të ndihmës “Brot fuer die Welt” (Bukë për botën), vlerësoi iniciativën, por gjithashtu bëri thirrje për rregulla më të drejta, kur bëhet fjalë për sigurimin e rrezikut të klimës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME