Categories Bota

Greqia zgjat për një javë izolimin mbarëkombëtar

Greqia do të zgjasë masën e izolimit mbarëkombëtarë, për një javë, deri më 7 dhjetor, teksa rastet me koronavirusin e ri vazhdojnë të rriten, thanë zyrtarët qeveritarë.

Rritja e rasteve të reja me sëmundjen COVID-19 në Greqi po ndodh që prej muajit tetor, që ka detyruar qeverinë që të shpallë izolim mbarëkombëtar për të dytën herë që prej fillimit të pandemisë, transmeton Reuters.

Greqia deri më tani ka regjistruar 97,288 raste me koronavirus dhe 1,902 viktima. Pjesa veriore e vendit është goditur më së keqi, ku edhe spitalet janë të stërmbushura me pacientë.

Pavarësisht “indikacioneve të para” se numri i rasteve ditore po ulet, Greqia do të jetë në gjendje të planifikojë rikthimin në normalitet kur sistemi i saj shëndetësor të mos ketë fluks të madh të pacientëve, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Petsas. “Tash për tash, ne do t’i zgjasim masat kufizuese që janë vendosur kundër pandemisë, deri të hënën e 7 dhjetorit”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME