Categories Bota

Historiani i shquar vr.et dhe copëton trupin e ish-studentes

Policia në Shën Petersburg ka arrestuar historianin e shquar rus, Oleg Sokolov, pasi u kap duke hedhur në lumë krahët e trupit të copëtuar të ish-studentes së tij. Mediat lokale raportuan se profesori 63-vjeçar i Universitetit Shtetëror të Shën Petersburgut u kap në gjendje të dehur, teksa përpiqej të hidhte krahët e Anastasia Yeshchenko, 24 vjeçe, në lumin Moyka.

Mendohet se 24-vjeçarja e ndjerë ishte e dashura e Sokolov. Ai u tha hetuesve se e qëlloi “të dashurën e vet pas disa argumentash”. Sipas të dhënave, 63-vjeçari copëtoi trupin e ish-studentes, me të cilën kishte bashkëpunuar për disa studime. Në shtëpinë e tij u gjend një sharrë me njolla gjaku.

Historiani është autor i disa librave  për udhëheqjen e Napoleon Bonapartit. Ai është anëtar i Institutit Francez të Shkencace Sociale, Ekonomisë dhe Politikës (ISSEP). ISSEP njoftoi përmes një deklarate se Sokolov nuk e gëzon më këtë post. Në vitin 2003, Sokolov u nderua nga Franca me Legjionin e Nderit, titulli më i lartë për meritat ushtarake dhe civile, themeluar në vitin 1802 nga Bonaparti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME