Categories Bota

Hollywood mbushet me trëndafila të kuq, nderohen viktimat e COVID-it

Petal pas petali, mijëra trëndafila të kuq krijojnë një lumë. Është një vepër e artistit nga Los Anxhelos, Marcos Lutyens, për të nderuar qindra mijëra njerëz në Shtetet e Bashkuara që kanë pësuar vuajtje për shkak të koronavirusit. “Ndjehet pikëllimi përreth nesh në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu tek individët, ndoshta sepse ata humbën një anëtar të familjes ose një mik.

Por kjo mund të jetë gjithashtu sepse ata e humbën mundësinë si fëmijë të ishin me shokët e tyre në shkolla; ata kanë humbur një vend pune, ose kanë humbur shtëpinë e tyre”, thotë artisti Marcos Lutyens, autor i “Memorialit Lumi i Trëndafilave”.

Kur zoti Lutyens filloi të punonte me projektin e tij, kishte shumë më pak viktima nga COVID-i. Por ndërsa numrat rriteshin, po kështu rritej edhe lumi i tij me trëndafila të kuq. Vetëm në qarkun e Los Anxhelosit, mbi 18’500 njerëz kanë vdekur nga virusi dhe ndërlikimet e lidhura me të. Vepra e artit e zotit Lutyens u vendos në varrezën “Hollywood Forever”.

“Trëndafilat përdoren në varreza dhe funerale për të vdekurit. Trëndafilat e kuq simbolizojnë trimërinë dhe guximin, dhe nganjëherë përdoren për shembull kur ushtarët kthehen nga lufta në arkivole – ato vendosen mbi arkivol. Kjo është arsyeja pse unë zgjodha trëndafilin e kuq si një simbol të tillë”, thotë zoti Lutyens. Njerëzit mund t’i bashkohen projektit duke ndihmuar në krijimin e luleve.

“Ato bëhen me dorë, madje edhe procesi i bërjes me dorë është purifikues dhe shërues, jo vetëm për anëtarët e familjes që kanë humbur dikë nga COVID-i, por edhe për fëmijët e shkollave që duan të bëjnë diçka, të marrin pjesë në diçka aktive”, thotë zoti Lutyens.

“Kemi të gjithë elementët, materialet dhe udhëzimet për të bërë trëndafilat. Pasi i bëjnë trëndafilat, ata mund të kthehen dhe t’i sjellin trëndafilat me vete. Ky është një moment shumë i veçantë për njerëzimin dhe projekti i Marcos Lutyens është fantastik, sepse me të vërtetë na bashkon të gjithëve”, thotë Marisa Caichiolo, e organizatës “Building Bridges Art Exchange”. Në muajt e ardhshëm, zoti Lutyens – me ndihmën e qindra vullnetarëve – thotë se synon të ketë gjysmë milioni trëndafila të kuq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME